Gjyqi i Monika Kryemadhit me gazetën “RD” – (31 Tetor 2000)


Gjyqi i Monika Kryemadhit me gazetën “RD” – (31 Tetor 2000)

21:14 31/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dy milion lekë ka qenë kërkesa e avokatit të Monika Kryemadhit, si dëmshpërblim ndaj tre gazetarëve të gazetës “Rilindja Demokratike”. Në deklaratën, që ai lexoi në seancën e sotme gjyqësore, kërkoi shpalljen fajtor të autorëve të shkrimit, ku gruaja e kryeministrit Meta, akuzohet si pronare e një gurore në malin e Dajtit, ku kanë gjetur vdekjen dy punëtorë.

Pak javë më parë gazetarët e “RD”, kishin cituar njërin nga vëllezërit e viktimës, Adem Mancakun, se kishte akuzuar zonjën Kryemadhi, si shkaktare e vdekjes së punëtorëve të gurores. Avokati tërhoqi akuzën ndaj Adem Mancakut, pasi ai mohoi se Mancaku ishte autor i këtyre deklaratave.

Prokurori i çështjes Kadri Skera, mbështeti kërkesën e avokatit, pa u shprehur për sasinë e dëmshpërblimit. Pas fjalës së avokatit mbrojtës, të tre gazetarëve, pritet që trupi gjykues të marrë vendimin./tvklan.al






Të ngjashme