Gjyqi i Murati Do Brazil – (28 Shtator 1999)


Gjyqi i Murati Do Brazil – (28 Shtator 1999)

09:07 28/09/1999

Arkiva – Tv Klan 1999

Përfundoi sot hetimi gjyqësor për dosjen Murati Do Brazil. Në seancen e sotme 18 të akuzuarit kanë dhënë versionet e tyre duke ju përgjigjur akuzave të Prokurorisë. Në fjalën përfundimtare të tyre, pronarët punonjësit e Murati do Brazil dhe doganierët e ulur në bankën e të akuzuarve kanë dhënë faktet e tyre, të cilët i përdorën për të kërkuar pafajësi.

Vetëm dëshmia e njërit prej të akuzuarve ishte ndryshe nga të tjerët. I pandehuri Selaudin Uruci ish-doganier në Bllacë tha se është e vërtetë që në pikën kufitare nga firma e kafesë dërgoheshin vetëm dokumentat për tu firmosur, ndërkohë që nuk ka kaluar asnjë maune me kafe drejt Maqedonisë.

Dëshmia e ish-doganierit të Bllacës përputhet me akuzën e Prokurorisë që konsiston se Murati Do Brazil në bashkepunim me firmën Ojal nuk kanë kaluar asnjë maune me kafe në Maqedoni dhe pse dokumentat firmoseshin për një gjë të tillë në kufi dhe kafeja shitej në Shqipëri. Kjo tregon qartë dhe bashkëpunimin në këtë aktivitet dhe nga institucione të larta shtetërore.

Në seancën tjetër gjyqësore të Murati do Brazil të drejtuar nga gjyqtari Bendo prokurori Petref Hamzaji do të lexoj pretencën duke kërkuar dhe masën e dënimit për secilin të pandehur./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme