Gjyqi i parë pas grushtit të shtetit
29 oficerë policë kanë dalë në seancën e parë gjyqësore në Stamboll, nën akuzat se kanë marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit me qëllim për të rrëzuar qeverinë e Turqisë. Kjo është hera e parë, që pas muajit korrik, që disa nga të arrestuarit për grushtin e shtetit shfaqen në gjyq.
Më shumë se 40 mijë persona, ushtarakë, akademikë, gazetarë etj, janë vënë në pranga me dyshimin se kanë lidhje me grushtin e shtetit.
Autoritetet turke kanë fajësuar klerikun, Fethullah Gulen, për organizimin e grushtit të shtetit, por ai e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen.
Gjyqi që ka nisur sot, do të zgjasë katë dite dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.
Tv Klan