Gjyqi i Urës Vajgurore (18 Nëntor 1999)


Gjyqi i Urës Vajgurore (18 Nëntor 1999)

12:37 18/11/1999

Napalm dhe dëshmi të reja për ngjarjen tronditëse të vitit 1997 në urën Vajgurore. Është zhvilluar sot në Gjykatën e Faktit Tiranë seanca gjyqësore e çeshtjes së Urës Vajgurore në Gjykatën e Faktit të kryeqytetit ku gjykohen 11 të pandehur, 5 prej të cilëve në mungesë. Janë paraqitur sot 3 dëshmitarë të akuzës, 2 punonjës policie dhe një qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë që për dhjetë të tjerë ende nuk ka konfirmim nëse ata do të paraqiten, pasi 9 prej tyre ndodhen jashtë shtetit dhe për një person është sjellë çertifikatë vdekje. Dëshmitarët e paraqitur sot janë deklaruar për rrethanat e ngjarjes së rëndë ku gjetën vdekjen 5 punonjës policie në një autoblind. Sipas tyre tensionet kishin nisur ditë më parë ku ata bllokuan rrugën me armatime dhe me maska.

Sipas dëshmisë së njërit prej dëshmitarëve ai kishte dalluar në vendngjarje përveç trupave të djegur të kolegëve të tij edhe gjurmë napalmi. Prokurori i çeshtjes ka kërkuar nga trupi gjykues leximin e deklarimit të dëshmitarëve të mbetur kërkesë e cila nuk është pranuar nga pala mbrojtëse. Trupi gjykues i kryesuar nga Fehmi Petku është tërhequr për të vendosur. që të vazhdohet me leximin e tyre në sallën e gjyqit. Në këtë mënyrë do të evitohet zgjatja gjyqësore e këtij procesi./tvklan.al






Të ngjashme