Gjyqi i VEFA, dëshmia e financierit – (10 Nëntor 1999)


Gjyqi i VEFA, dëshmia e financierit – (10 Nëntor 1999)

10:07 10/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Huamarrja në kompaninë VEFA kryhej nga nje sektor i veçantë, punonjësit e së cilës nuk ishin të ekspozuar. Kështu është shprehur në procesin e sotëm ndaj ish-bosit të VEFA-s, Alimucajt, ish-drejtori i financës i kompanisë VEFA. Kryefinancieri i kompanise gjate vitit 95-96 Velezi Havari tha se nuk njihte asnjë person nga ata që merreshin me huanë e lekëve nga kreditorët.

Prokurori Ajaz Gjeta i kërkoi dëshmitarit destinacionin e rreth 9 miliard lekëve dhe e pyeti për 840 milion lekë që VEFA i ka përdorur për sponsorizime dhe që për akuzën janë të paligjshme. Por për të dy rastet dëshmimtari Havari tha se nuk kishte dijeni sepse çeqet në raste të tilla i firmoste vetë Alimuçaj. Gjithashtu dëshmimtari Havari foli dhe për bashkëpunimin mes VEFA-s dhe firmës Barese Alisi, e cila do furnizonte supermarketet e VEFA-s në Shqipëri.

Sipas prokurorit Gjeta, VEFA i ka dhënë kompanisë italiane tre milion dollarë vetëm për blerjen e kapitaleve dhe më pasë janë tërhequr mallra. Më pas vetë Alimuçaj ka dialoguar me vartësin e tij të dikurshëm duke i bërë disa pyetje, që donin të tregonin strukturën e punës në kompaninë VEFA./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme