Gjyqi i Vehbi Alimuçës – (1 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtyhet procesi gjyqsor në ngarkim të Vehbi Alimuçës. Sot në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës është vendosur nga trupi gjykues i kryesuar nga Gjin Gjoni, të mos zhvillohet seanca e radhës të procesit për mungesë të pandehurit ish-bossit të VEFA-s. Toga e shoqërimit nuk ka mundur të sjellë në sallë Alimuçën ndaj trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës, pavaresisht se avokatët e të pandehurit kanë kërkuar zhvillimin e saj si dhe kanë protestuar.
Ndërsa prokurori i çështjes Ajaz Gjeta përveç kërkesës për shtyrjen e seancës ka kërkuar dhe lënien në fuqi të masës së arrestit deri në një vendim përfundimtar të trupit gjykues i cili ende nuk ka vendosur për këtë çështje.
Afati i paraburgimit për ish-bossin e firmës rentiere ka përfunduar më 19 Nëntor, por ndryshimi i kryetarit të trupit gjykues në fillim të procesit nuk ka lejuar zhvillimin e tij normal. Seanca e ardhshme do zhvillohet nesër në orën 12.30./tvklan.al