Gjyqi i Vehbi Alimuçës – (8 Dhjetor 1999)


Gjyqi i Vehbi Alimuçës – (8 Dhjetor 1999)

15:53 08/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

7 muaj gjykim nën akuzën grabitje në shuma të mëdha parash, qytetarëve nëpërmjet fajdeve në bashkëpunim. Kështu Vehbi Alimuca i akuzuar si mashtruesi i kompanisë “VEFA”, tashmë në arrest shtëpie, paraqitet në seancën e sotme, e cila ka si rend dorëzimin dhe administrimin e provave materiale.

Prokurori i çështjes Ajaz Gjetaj sot ka dorëzuar të dhëna që sipas tij borxhi i Vefës i zbuluar në kompjuterin e kompanisë kap vlerën 325 milion dollarë. Kjo shumë përputhet edhe me aktin e ekspertimit kontabël të prokurorisë, gjë e cila nuk ishte pranuar më parë nga avokatët e Alimuçës.

Si provë sot është dorëzuar dhe bilanci i kompanisë nga viti 1993-1997. Periudha e aseteve të kompanisë është fiksuar në 20 milion dollarë, ndërsa në llogaritë bankare VEFA Holding, rezulton me 7 milion dollarë.

Sot Prokuroria ka dorëzuar numrin e llogarisë bankare të Edmond Alimuçës, djalit të Vebiut dhe kunatit të tij, të cilët kishin depozituar para në Zvicër. Prokurori Gjetaj së fundmi ka dorëzuar dokumenta me anën e të cilave pretendon se në Greqi dhe Itali për Artan Alimucën, djalin tjetër të Vebiut dhe kunatit të tij, është hapur proces penal nën akuzën e pastrimit të parave të pista./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme