Gjyqi ndaj bosit dhe VEFA-s dhe firmës “Gjallica”(6 Dhjetor 1999)
Shtyhet për një ditë procesi gjyqësor në ngarkim të Vehbi Alimuçës, për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve që mbrojnë katër të pandehurit e tjerë të akuzuar për mashtrime me shuma të mëdha dhe krijimin e bandave të armatosura në bashkëpunim me ish bosin e firmës rentiere. Kryetari i trupit gjykues Gjin Gjoni pasi ka marrë mendimin e palëve ka vendosur shtyrjen e procesit për një ditë. Ky është vendimi i dytë i kësaj forme brenda 7 ditëve të fundit kur më parë ishte shtyrë seanca për mungesë në sallën e gjyqit për mungesë të Alimuçës. Nesër në orën 9:00 pritet vazhdimi i procesit në fjalë.
Po nesër në një nga sallat e Gjykatës së Faktit në Tiranë do t’i komunikohet masa e arrestit ish bosës së firmës mashtruese piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadrisë. Masa e arrestit me burg është marrë nga Gjykata e Tiranës në vitin 1997 pasi Kadria ishte shpallur person në kërkim. Ajo është ekstraduar dje në mesditë nga Turqia ku i fshihej drejtësisë prej dy vjetëve. Ky ekstradim është i pari për një drejtues firmash piramidale. Ekstradimi i presidentit të “Silvas” Pëllumb Shehaj nga Gjermania pak muaj më parë dështoi./tvklan.al