Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, dëshmon Gilmado Dani


Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, dëshmon Gilmado Dani

15:30 16/01/2018

Në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit ka dhënë deklarimet e tij bashkëpunëtori i ngushtë i tij Gilmando Dani. Ai sqaroi se me biznesmenin Ylvi Beqja e ka prezantuar Emiljano Shullazi.

Sipas Danit, Beqja i ka kërkuar ndihme për të marrë pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës. Për këtë ai ka takuar ish-drejtuesin e Hipotekës së Durrësit ku në fund është regjistruar prona në emer të biznesmenit dhe 30% në emër të Shullazit. Të gjithë këto veprime janë bërë me deshirën e Ylvi Beqajt, sqaroi Dani në deklarimet e tij.

Ai vazhdoi më tej duke pohuar se Beqja i kishte kërkuar të tërhiqte disa çeqe në bankë, para të cilat tha Dani ia ka dhënë më pas biznesmenit. Në seancën e kësaj të marte mungonte Emiliano Shullazi për arsye shëndetësore.

Tv Klan






Të ngjashme