Gjyqi në Belgjikë/ Shqiptari plagosi vëllain e vajzës që prostituonte


Gjyqi në Belgjikë/ Shqiptari plagosi vëllain e vajzës që prostituonte

15:05 03/10/2017

Shqiptari Benard Dino 36 vjeç është i akuzuari për një vrasje dhe dy plagosje, ngjarje e ndodhur në Ixelle të Belgjikë më 28 prill 2014. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij, psikologët belgë e cilësuan shqiptarin si një person të ashpër.

Dino akuzohet për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e dy bashkëatdhetarëve të tjerë. Krimi besohet se ka ndodhur për aktivitetin kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit. Në 2014, Benard Dino sulmoi me thikë tre persona, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur. Ermir Bodurin 29 vjeç ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur mbetën Leonard Molla dhe Ortiz Spahi.

Molla i kishte thënë policisë se Benard Dino ishte një tutor dhe që i kishte borxh një shumë parash prej 500 Euro. Gjatë hetimit u zbulua se motra e Leonard Mollës shfrytëzohej për prostitucion nga 36-vjeçari Dino. Sipas versionit të Leonard Mollës, të tre u sulmuan nga Benard Dino. Ndërsa ky i fundit kishte hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se viktima dhe dy të plagosurit ishin të pajisur me thikë dhe kishin shkuar ta sulmonin. Ai sqaroi se i kishte qëlluar viktimat për vetëmbrojtje. Megjithatë, policia belge në atë kohë kishte kryer disa përgjime për hetimin e kësaj çështje. Nën përgjim po mbaheshin disa shqiptarë të dyshuar si anëtarë të organizatave kriminale.

Hetuesit kishin dëgjuar dy prej shqiptarëve të thonin se Dino i kishte sulmuar tre shqiptarët e tjerë pa asnjë motiv. Seanca e radhës gjyqësor do të vazhdojë më 3 tetor. 36-vjeçari Benard Dino pas vrasjes ishte larguar drejt Gjermanisë dhe më pas në Shqipëri. Ai u arrestua disa muaj më vonë, në tetor 2014 dhe u ekstradua në Bruksel.

/tvklan.al






Të ngjashme