Gjyqi për Kalanë e Lezhës, specialistët: Mund të ketë pasoja për objektin


Gjyqi për Kalanë e Lezhës, specialistët: Mund të ketë pasoja për objektin

20:20 23/07/2016

Gjyqi i humbur nga Ministria e Kulturës me kompaninë që ka marrë me koncension Kalanë e Lezhës ka alarmuar ish – Drejtorin e Kulturës Kombëtare në Lezhë. Paulin Zefi rendit disa nga dëmtimet që do i bëhen zonës arkeologjike nga subjekti privat.

Nëse Ministria e Kulturës nuk vazhdon betejën me koncensionarin, sipas Zefit, Kalaja e Lezhës mund të konsiderohet e humbur.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata Administrative e Apelit janë shpehur në favor të koncensionarit. Edhe kreu i Bashkisë së Lezhës ka kërkuar më parë që të njihet me vendimin e Gjykatës dhe projektin për Kalanë, por ka konfirmuar për ABC News se do të jetë në favor të interesit publik.

Tv Klan






Të ngjashme