Gjyqtarë finlandezë në kampionatin shqiptar
Në Superligë dhe në Kategorinë e Parë pritet të vendosin drejtësi në fushë edhe gjyqtarë nga Finlanda.
Federata Shqiptare e Futbollit arriti marrëveshjen për shkëmbimin e gjyqtarëve. Finlandezëve do t’u besohen takime të rëndësishëm në këtë kampionat dhe të ardhshmin.
Një mënyrë kjo për të shmangur kontestimet nga ekipet në sfida delikate. Reagimet ndaj gjyqtarëve vendas nuk kanë munguar edhe këtë sezon, madje duke i shpallur edhe të padëshiruar ndonjërin prej tyre.
Më parë në kampionatin tonë janë afruar edhe gjyqtarë nga Malta apo Luksemburgu dhe jo në pak raste janë kërkuar edhe të një niveli të lartë. Në javën e fundit të sezonit të kaluar takimin e mbijetesës Vllaznia – Tirana e gjykoi italiani Paolo Silvio Mazzoleni.
Tv Klan