Gjyqtarët në provim (17 Maj 1999)


Gjyqtarët në provim (17 Maj 1999)

12:51 17/05/1999

Nuk ka bërë punë vetëm Pallati i Kongreseve për të testuar të gjithë gjyqtarët por edhe Shkolla e Magjistraturës. 250 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria detyroheshin të merrnin pjesë në këtë provim, por pas mjaft kundërshtimeve 191 i janë nënshtruar testimit profesional.

Megjithëse e zhvilluar në dy etapa në ditë të ndryshme të javëve të ndryshme, ky testim i detyruar i startuar nga Ministria e Drejtësisë ende nuk ka mbaruar. Mbeten dhe 59 gjyqtarë pa u futur në këtë test.

Procedura vazhdon me 191 të tjerët që e kanë dhënë këtë provim ku dita e sotme ul në banka për të përfunduar testimin me gojë. Testimi me shkrim dhe gojë praktikohet në grupe nga 30 veta. Ndaj 59 gjyqtarë që nuk kanë hyrë ende në provim rrezikojnë vendin e punës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme