Gjyqtari Gjin Gjoni heq dorë nga çeshtja e Sokol Mulosmanit (26 Mars 2001)
Gjyqtari Gjin Gjoni i cili është ngarkuar për të gjykuar Sokol Mulosmanin dhe Donika Vales, të akuzuar nga Prokuroria për organizim të mitingjeve të paligjshme dhe pjesëmarrje të akteve të dhunës të institucioneve shtetërore, ka bërë dorëheqjen nga kjo çeshtje në seancën e sotme gjyqësore. Dorëheqja e gjyqtarit Gjoni ka ardhur si shkak i një zënke mes akuzës dhe mbrojtjes.
Këtë e bënë të ditur dy avokatët e të pandehurve të cilët gjykohen në gjendje të lirë. Gjyqtari Gjoni e zhvilloi seancën e sotme me dyer të mbyllura pa praninë e kamerave dhe gazetarëve. Për dorëheqjen e Gjin Gjonit do të vendosë vetëm gjyqtari i Gjykatës, Sokol Çomo./tvklan.al