Gjyqtari Gjin Gjoni jep dënimin për Vehbi Alimuçën (31 Maj 2000)


Gjyqtari Gjin Gjoni jep dënimin për Vehbi Alimuçën (31 Maj 2000)

14:55 31/05/2000

Ish bosi i VEFA-s ka mbërritur sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë për të marrë dënimin për 5 vjet heqje lirie. Pas 55 seancave gjyqësore ndaj ish bosit të VEFA-s Vehbi Alimuçaj, ky i fundit është dënuar sot me 5 vjet heqje lirie nga Gjykata e Faktit në Tiranë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit. Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit 3 vjet më parë.

Trupi gjykues, Gjin Gjoni bazuar në prova ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Prokuroria për Alimuçën dhe bashkëpunëtorët e tij për kryerje krimesh në organizata kriminale. Për katër bashkëpunëtorët e Alimuçës ka ndryshuar akuza nga vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit, në pengim të zbulimit të së vërtetës.

Super çeshtja Alimuça tani kalon në Gjykatën e Apelit me kërkesën e vetë ish bosit të VEFA-s deri në momentin që kjo gjykatë do të shprehet, Alimuça do të qëndrojë në arrest shtëpie./tvklan.al






Të ngjashme