Gjyqtari Lazer Sallaku vendos fatin e dosjes “Basha”
U caktua me short për gjyqin paraprak
Lazer Sallaku është caktuar me short si gjyqtari paraprak për çështjen e ngritur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sallaku është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq, rikthimin në Prokurori për hetime të tjera apo për pushimin e saj.
Numri një i Partisë Demokratike, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i partisë Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë Dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.
Tv Klan