Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon Vettingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi vendosi që gjyqtarja Vitore Tusha të vazhdojë detyrën Kushtetuese.
Gjyqtarja e kaloi procesin e Vettingut dhe është e përshtatshme për sistemin e drejtësisë.
Një ditë më parë Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, doli personalisht përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pyetjet e anëtarëve të trupës së këtij komisioni, por dhe një përfaqësues i ONM i pranishëm në seancë, u fokusuan tek njohuritë e saj në fushën e të drejtës ndërkombetare.
Pasuritë e deklaruara të gjyqtares Tusha janë 2 apartamente një në Tiranë dhe një tjetër në Gjirin e Lalëzit si dhe një sipërfaqe toke prej 500 metra në Farkë.
Tusha është e para gjyqtare që kalon procesin e Vettingut. Më herët (23 Mars) KPK, shkarkoi gjyqtarin Fatos Lulo, pasi nuk e justifikonte pasurinë.
/tvklan.al