Gjyqtarja Marçela Shehu kalon me sukses Vettingun
Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit Marçela Shehu ka kaluar me sukses Vettingun. Gjyqtarja Shehu është kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konsideruar të ligjshme pasurinë e saj dhe integritetin profesional, duke e rikonfirmuar në detyrë.
Pasuria e Marçela Shehut përbëhet nga një banesë me sipërfaqe 100 m2 në proces legalizimi, një automjet Mercedes-Benz , një llogari bankare prej 1.3 milionë Lekësh dhe dy llogari për fëmijët me nga 100 mijë Lekë.
Po kështu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar thotë se gjyqtarja është e përshtatshme për të vazhduar punën, ndërsa raporti i KLD e cilëson të aftë profesionalisht
./tvklan.al