Gjysma e gjermanëve kundër Merkel
Thuajse gjysma e gjermanëve nuk dëshirojnë që Kancelarja Angela Merkel të qëndrojë në detyrë edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vlerësimi vjen nga një sondazh i kryer nga kompania e anketimeve YouGov dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.
47% e pjesëmarrësve u shprehën kundër qëndrimit të Merkel në krye të vendit, 36% pro, ndërsa 17% ishin të pavendosur.
Mbështetja ndaj Kancelares ka rënë ndjeshëm në 3 muajt e fundit, që përkon edhe me krizën politike që ka mbërthyer Gjermaninë. Në muajin Shtator, kur u zhvilluan edhe zgjedhjet, vetëm 36% e gjermanëve ishin pro largimit të Merkel. Ngërçi politik që prodhuan zgjedhjet e 24 Shtatorit dhe pamundësia e Merkel për të formuar qeverinë e re, duket se ka rritur pakënaqësinë e popullit.
Kristian-demokratët e Kancelares janë pranë koalicionit të madh me PSD-në e Martin Shchulz, e nëse Merkel arrin të formojë shumicën e re e të sigurojë një mandat të katërt, do të ishte liderja europiane më pak e pëlqyer nga populli i vet.
Tv Klan