Gjysma e shqiptarëve nuk shkojnë te mjeku dhe dentisti


Gjysma e shqiptarëve nuk shkojnë te mjeku dhe dentisti

15:32 30/08/2018

Rreth 40% e  shqiptarëve nuk paraqiten tek mjeku, ndërsa gjysma e popullsisë nuk shkon fare te dentisti. Të dhënat e bëra publike nga anketa e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian e rendisin vendin tonë të parin në rajon për  numrin e lartë të njerezve që nuk tregojnë kujdes për shëndetin e tyre.

“Për hir të së vërtetës, kultura e shërbimit dentar lënë shumë për të dëshiruar, dhe faktrori kryesor është ai social-ekonomik. Ata që kanë mundësi bëjnë kontroll periodik, ndërsa ata me probleme sociale lejnë shumë për të dëshiruar”

, stomatologu thotë Hydajet Ponari.

Sipas bluzave të bardha, të sëmurët kronikë janë ata që paraqiten më shpesh tek mjeku i familjes.

Në anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian, vendi ynë ka në një difrencë të lartë të interesimit të shqiptarëve për kujdesin shëndetësor.

E nëse në Maqedoni dhe Mal të Zi rreth 25 e të pyeturve kanë kursyer për të shkuar tek mjeku, ne vendin tonë kjo shifër është dyfish më e lartë. Megjithatë, bluzat e bardha rekomandojnë një kontroll periodik në mënyrë që të shmangen komplikacionet si ato orale edhe shëndetësore.

Tv Klan






Të ngjashme