Gjysmëfinalet e Kupës


Gjysmëfinalet e Kupës

14:10 23/03/2017

Besëlidhja – Tirana dhe Skënderbeu – Teuta janë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet i përcaktoi shorti i hedhur në Federatën e Futbollit. Më i gëzuzari nga ky short ka dalë Presidenti i Besëlidhjes Gjokë Noka, i cili pranon se e kish dëshiruar Tiranën në gjysmëfinale.

Devi Muka, Drejtori Sportiv i Tiranës nuk e shfaq kënaqësinë, por përpiqet të tregohet diplomat teksa vlerëson lezhjanët. Nuk kishin preferenca për shortin, por Teuta dhe Skënderbeu do të rivalizojnë fort pasi Kupa do të justifikonte sezonin.

Takimet e para gjysmëfinale do të luhen më 5 Prill ndërsa të kthimit më 19. Federata e Futbollit pritet të inspektojë edhe një herë stadiumin e Besëlidhjes për të vendosur nëse mund të zhvillohet takimi gjysmëfinal në Lezhë. Nëse impianti nuk i përmbush kushtet, pritet që ndeshja Besëlidhja – Tirana të luhet në Kukës.

Tv Klan






Të ngjashme