Gjyste Vulaj: Më ngacmoi një fans, por e pësoi keq!


Gjyste Vulaj: Më ngacmoi një fans, por e pësoi keq!

11:40 23/04/2017

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Gjyste Vulaj ka treguar me sinqeritet detaje nga jeta e saj private, e të pathëna më parë.

Një prej tyre është edhe historia më një fans, i cili kishte tentuar t’i prekte gjoksin. “U afrua të më vendoste paratë në gjoks, por instiktivisht e shtyta”, ka treguar këngëtarja në bisedën me Ermal Mamaqin.

Më tej ajo shpjegoi se adhuruesi i saj kishte insistuar dhe i ishte afruar sërish për ta prekur në gjoks, por këtë herë sjellja e këngëtares nuk ishte aq civile. “E gjuajta instiktivisht me mikrofon në kokë. Unë nuk jam agresive, por nuk e di, ishte instiktive”, shpjegoi ajo.






Të ngjashme