GKA, ekspozita e Christo Iavancev – (15 Nëntor 2000)


GKA, ekspozita e Christo Iavancev – (15 Nëntor 2000)

09:27 15/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve është përuruar ekspozita e bullgaro-amerikanit, Christo Iavancev. Christo është mjaft i njohur në botë si njeriu që së bashku me Jeanne Claude, gruan e tij, mbështolli botën me pëlhurë. Christo dhe Jeanne Claude, veshën me pëlhura kilometrike urën e nëntë të Parisit, bregun shkëmbor të Sidnej, luginën e Colorados, etj.

Fjalën e hapjes së kësaj ekspozite e mbajti drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, zoti Gëzim Qendro. Në këtë ekspozitë, paraqiten rreth 63 fotot dhe grafika të dhuruara nga piktori holandez, Jan Tibets, për Galerinë Kombëtare./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme