GKA, ekspozita fotografike “Marubi 2001” – (10 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në Galerinë Kombëtare të Arteve është zhvilluar edicioni i 4 i ekzpozitës ndërkombëtare të fotografisë artistike “Marubi 2001”. Në këtë edicion merrnin pjesë 57 fotograf konkurrent, pjesa më e madhe e të cilëve nga Shqipëria dhe një pjesë e vogël e tyre nga shtete europiane.
Ky edicion u realizua nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Juria e këtij konkursi përbëhej nga Gëzim Erebara kryetar, Matias Harder dhe Artur Gorishti. Kjo juri shpalli dhe fituesit për edicionin e sivjetshëm, të cilët janë: Albes Fusha çmimi i parë, Juta Belsenber Klosi çmimi i dytë dhe Violeta Çarku çmimi i tretë.
Ndërsa çmimin fotografi-art, e ka marrë fotografi Fatmir Gjoka. Me shpalljen e këtyre fituesve mbyllet edhe edicioni i 4 “Marubi 2001”, punët konkurruese të të cilit do të vazhdojnë të ekspozohen akoma dhe për disa javë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora