GKA, ekspozitë pikture e Ilia Xhokaxhi – (11 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në Galerinë e Arteve vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita vetjake e piktorit Ilia Xhokaxhi. Ekspozita “Benedictus”, prezanton përpara artdashësve të kryeqytetit rreth 35 piktura në vaj dhe akuarel, të gjitha punime të reja të piktorit. Kjo është ekspozita e pestë vetjake e piktorit Ilia Xhokaxhi dhe ai shpjegon përse ka vendosur ta quaj pikërisht “Benedictus”.
Piktori Ilia Xhokaxhi:- “Benedictus”, vjen nga poezia e Bodlerit, që do të thotë bekim. Ky poet simbolist, mua më ka frymëzuar me nja dy fraza të veta. Ku mallkimi që i bëhet poetit në poezin e tij, i kthehet atij në një bekim. Është rruga e mundimshme drejt njohjes, por gjithnjë një rrugë e bekuar, sepse ajo i jep botës mesazhe të një civilizimi të ri”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora