Gliko shalqini
Përbërësit:
1 kg lëkurë shalqini
1 kg sheqer
1 paketë vaniljë
1 lëng limoni
Gëlqere të pastër
Përgatitja:
Fillimisht duhet të kemi parasysh që të zgjedhim një shaqli me lëkurë të trashë. Më pas pastrohen lëkurat e shalqirit nga pjesa jeshile. Pjesa e bardhë që mbetet pritet në forma të vogla. Në një enë hedhim një grusht gëlqere të pastër dhe i shtojmë dhe ujë. Në këtë enë lëmë për rreth 1 orë copat e shalqirit. Pas 1 ore i bëjmë shpëlarje me ujë të bollshëm.
U hedhim sipër 1 kg sheqer dhe i lëmë një natë në frigorifer. Të nesërmen i ziejmë në zjarr të ngadaltë. Kur trashet lëngu hidhet vanilja dhe lëngu limonit dhe hiqet nga zjarri. Pasi është ftohur e vendosim në frigorifer./tvklan.al