Glover: S’kam qenë në procese zgjedhore pa opozitën
Audrey Glover, e cila rikthehet në Tiranë si Ambasadore e misionit të OSBE/ODIHR-it, pavarësisht eksperiencës së gjatë në këtë detyrë thotë se nuk ka drejtuar asnjë mision, në asnjë vend të botës, ku zgjedhjet të jenë zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës.
Zgjedhjet e 30 Qershorit duket se do ta pasurojnë CV e Znj.Glover me një eksperiencë të panjohur më parë. Megjithatë ajo thotë se misioni që ajo drejton do të flasë vetëm me fakte. E pyetur për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, ajo nuk pranoi të bëjë komente.
Glover ka drejtuar misionin e OSBE/ODIHR-it dhe në zgjedhjet lokale të vitit 1996 dhe ato të përgjithshme të vitit 2009 dhe është kritikuar nga Partia Demokratike për qëndrime pro Partisë Socialiste.
Tv Klan