Gnocchi patatesh me karkalec dhe asparag (Video)
Përbërësit:
300 gr miell
300 gr asparag
150 gr karkaleca
70 gr parmixhano
30 gr niseshte patatesh
30 gr gjalpë
2 vezë
1 kg patate
Arrë moskat
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Heqim bishtat e asparagëve dhe i vendosim në tenxhere që të ziejnë bashkë me lëkurat e pjesës tjetër të asparagëve. Pasi heqim asparagët dhe lëkurat nga uji në të njëjtën tenxhere shtojmë patatet që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim karkalecat dhe asparagët që të skuqen. Më pas i shuajmë me konjak dhe pasi të avulloj shtojmë në to pak nga uji ku zien patatet.
Heqim nga uji patatet e ziera dhe në të njëjtën tenxhere shtojmë edhe lëkurat dhe kokat e karkalecave. Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to kripë, piper, vezët, miellin, djathin e grirë, niseshte dhe pak arrë moskat. I përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet brumi.
Heqim nga tenxherja lëkurat dhe kokat e karkalecave. Brumin e patateve e ndajmë në pjesë shumë të vogla, iu sisim miellin dhe i vendosim në tenxheren me bulion që të ziejnë. Më pas i vendosim në tiganin me karkaleca dhe asparagë. I lemë të ziejnë bashkë për pak minuta, shtojmë djathin e grirë dhe janë gati për t’u servirur.
/tvkalan.al