Gnochi me spinaq dhe djathë bri (Video)
Përbërësit:
700 gr patate
400 gr spinaq
250 gr pana
200 gr djathë bri
150 gr miell
100 gr niseshte patatesh
75 gr parmixhano
2 vezë
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim spinaqin, më pas e kalojmë në mikser dhe e bëjmë krem.
Mbi një tenxhere me ujë të nxehtë vendosim një tas qelqi dhe në të shkrijmë panën, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri. Më pas shtojmë djathin bri dhe i përziejmë derisa të shkrihen bashkë.
Shtypim patatet, shtojmë në to miell, niseshte, vezë, kremin e spinaqit, djathë të grirë dhe i përziejmë derisa të formohet brumi. Brumin e përgatitur e ndajmë në disa pjesë, të cilat i presim në pjesë të vogla dhe i ziejmë. Kremin që përgatitëm me djathë dhe pana e kalojmë në mikser. Gnochit e ziera i kalojmë në një tigan me gjalpë dhe trumzë. Më pas vendosim në pjatë krem djathi dhe mbi të gnochit dhe pak djathë të grirë.
/tvklan.al