Godasin të larguarit e Partizanit
Emiliano Vila, Renato Malota, Gezim Krasniqi dhe Realdo Fili treguan se klubi i kuq gaboi në që i largoi para kohe. Të gjithë këta lojtarë jo vetëm që gjetën shpejt skuadra, por iu përgjigjën skeptikëve të aftësive të tyre me gola në javën e fundit të Superligës.
Emiliano Vila shënoi dy herë në fitoren e Skënderbeut me Kamzën.
Shumë shpejt do të përballet me ish-skuadrën e tij, të premten Skënderbeu pret partizanin
Edhe Realdo Fili shënoi për Kamzën, por nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij për të marrë një rezultat pozitiv.
Në Shkodër Renato Malota erdhi nga mbrojtja për t’i dhënë golin e parë Vllaznisë kundër Teutës. Lezhjani tregoi se ishte një zgjedhje e duhur në merkaton e dimrit për ekipin shkodran. Partizani duket se nuk bëri lëvizjet e duhura jo vetëm me afrimet në merkaton e verës, por edhe me largimet e lojtarëve me eksperiencë.
Tv Klan