Godet drejtorin e shkollës, pranga 49 – vjeçarit
Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grusht në fytyrë drejtorin e Shkollës së Mesme në Leskovik.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Hajri Kardhiqi, banues në këtë qytet.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Ersekë dhe sipas policisë, Kardhiqi dyshohet ta ketë goditur 49 – vjeçarin me iniciale V.N, për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës.
Pas kësaj, Kardhiqi teksa lëvizte me automjet, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë, për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.
Mbi 49 – vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al