Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Vlorë, 3 të arrestuar


Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Vlorë, 3 të arrestuar

10:26 13/05/2018

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Oshtimë dhe Lapardha.

Në fshatin Oshtimë u arrestuan Abedin Jonuzi dhe Lejli Jonuzi, ndërsa në kërkim u shpall Xh.Jonuzi. Në banesën e tyre uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 2800 fara bimë kanabis sativa, 167 fidanë kanabis, 169 bimë kanabis si dhe 132 kg kanabis të tharë.

Kurse në fshatin Lapardha u arrestua Artur Aliaj, i cili kishte kultivuar 55 bimë narkotike kanabis sativa në një sipërfaqe toke në pyll.

Policia e Vlorës thotë se do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve. /

tvklan.al






Të ngjashme