Goditën me pakot e duhanit doganierët, arrestohen 4 shitës


Goditën me pakot e duhanit doganierët, arrestohen 4 shitës

10:16 12/11/2016 https://youtu.be/OHxNksWDZ2E

Katër shitës duhani në Shkodër janë arrestuar pas përplasjes me punonjësit e anti-kontrabandës. Policia e këtij qyteti njoftoi se në pranga ka përfudnuar: Arjan Halili, 30 vjeç, Marjan Palalej, 35 vjeç, Denis Zefi, 24 vjeç dhe Astrit Muçaj, 39 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë punonjësit e anti-kontrabandës ishin duke zbatuar plan-operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë. Ata, thotë policia, kanë ushtruar kontroll në tregun e ngritur në vendin e quajtur “Rus”.

Gjatë kontrollit të ushtruar, tregtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e anti-kontrabandës dhe të policisë”

, theksohet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Në videot e publikuara ditën e djeshme duket se si shitësit e duhani kanë gjuajtur po me duhan punonjësit e anti-kontrabandës.

Ndërkohë burime nga Prokuroria e Shkodrës, kanë thënë për Tv Klan se, është regjistruar kryesisht procedimi penal për “shpërdorim detyre” për shefin e Krimit Ekonomik të Shkodrës, i cili gjatë përplasjes ka nxjerrë pistoletën.

Ka qenë pikërisht ky veprim që shkaktoi irritimin e shitësve të cilët nisën të qëllonin me pakot e duhanit e sende të tjera punonjësit e doganave, derisa i detyruan të largohen.

Ky është një akt skandaloz ndërkohë që ligji për përdorimin e armëve sanksionon përdorimin e tyre vetëm në rast të cënimit të jetës./tvklan.al






Të ngjashme