Goditen nga treni, tre të vdekur në Londër
Tre persona janë vrarë, pasi u goditën nga një tren në jug të Londrës këtë mëngjes. Policia Britanike e Transportit shkoi menjëherë në vendngjarje pasi u gjetën disa trupa të vdekur.
Të tre personat u shpallën të vdekur në vendgjarje nga Shërbimi I Ambulancës në Londër dhe zyrtarët po punojnë për të identifikuar viktimat dhe për të njofuar familjet e tyre.
Policia i përshkroi vdekjet si të pashpjegueshme, pasi po pëpiqen të përcaktojnë se si ato përfunduan në shina.
Shërbimet e trenit janë shtyer, ndërsa po kryhen hetimet./tvklan.al