Goditen tri banda në Itali, edhe shqiptarë në mesin e 35 të arrestuarve
Policia italiane po zhvillon një operacion të madh antidrogë duke arrestuar 35 persona në Trentino, mes tyre edhe shqiptarë.
Të arrestuarit janë pjesë e 3 bandave të ndryshme.
Operacioni antidrogë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga 80 karabinierë në Trentino. Arrestime ka edhe në Verona, Bergamo, Pavia e Milano. Hetimet për nisjen e këtij operacioni në Trentino të Italisë kanë nisur që 2016-ën.
/abcnews.al