Goditet banda e të miturve


Goditet banda e të miturve

12:06 16/11/2016

Një 15-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Arrestimi i të miturit E.N u bë pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së kasetofonit të automjetit “Isuzu”në pronësi të A. Rama. Nga hetimet e kryera rezultoi se i riu është i dyshuar si autori i disa vjedhjeve.

Vjedhjet e dyshuara të 15-vjeçarit

Më datë 10.08.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. H.

Më datë 03.10.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. H.

Më datë 05.11.2016, ka vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. H.

Gjithashtu nga burimet e policisë bëhet me dije se nga veprimet e para proçeduriale rezultoi se shtetasi E. N., në bashkëpunim me shtetasit,E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A., 14 vjeç, banues në Tiranë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa bicikletave.

Vjedhjet e biçikletave

Më datë 10.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit D. S.

Më datë 24.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetases M. K.

Më datë 12.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E. T.

Më datë 20.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. H.

Biçikletat e vjedhura dyshohen t’ia kenë shitur shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”./tvklan.al






Të ngjashme