Goditet grupi i “të fortit të Myslym Shyrit”, shpërndante kokainë në të gjithë Tiranën


Goditet grupi i “të fortit të Myslym Shyrit”, shpërndante kokainë në të gjithë Tiranën

15:45 12/07/2016

 

Një rrjet i shpërndarjes së kokainës në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit është goditur nga policia mbrëmjen e së hënës. Në pranga në kohë të ndryshme janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, të cilët sipas policisë drejtoheshin  nga Gjergj Cukali, personazh ky i njohur më parë për institucionet ligjzbatuese i përfshirë në pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Në operacionin  e koduar “Tangent” u arrestuan  Gjergji Cukali, Artur Tarja, Muharrem Kallushi, Vjollca Gjoka, Gentian Balliu, Armand Gjoka dhe Krisald Kundraxhi.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

 

Në foto Gjergji Cukali

gjergj-cukali

Mësohet se të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro. Për Gjergji Cukalin është ngritur gjithashtu edhe akuza e “Falsifikimit të dokumentave”, pasi iu gjet dhe sekuestrua  një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara.

Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas të tjerë.

Si prova materiale u sekuestruaran  rreth 280 gram kokainë, 25 telefona celularë; 5 automjete  si dhe 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se janw mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.

Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.

Tv Klan





Të ngjashme