Goditet grupi italo – shqiptar i trafikut të drogës
Një tjetër organizatë italo – shqiptare, që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, është goditur nga policia italiane. Në pranga kanë përfunduar 27 persona, 20 italianë dhe 7 shqiptarë.
Operacioni i koduar “Dexter” është zhvilluar në disa qytete: Milano, Bergamo, Breshia, Komo, Monxa dhe Brianca, Sirakuza dhe Varese. Një burrë dhe një grua italiane janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa janë lëshuar edhe 5 urdhër arreste ndërkombëtare. Sipas mediave italiane, 4 nga të kërkuarit fshihen në Shqipëri.
Policia e shtetit shqiptar bën me dije se, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në vendin tonë, shtetasit me inicialet A.P., 32 – vjeç dhe A.N., 44 – vjeç.
Nga hetimet që kanë nisur që në vitin 2014, pasi ka rezultuar se organizata fuste kokainë nga Hollanda për ta shitur më pas në tregun italian.
Po kështu, kjo organizatë trafikonte kanabis nga Shqipëria ne drejtim të Italisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 kg kokainë, 15 kg hashash dhe disa armë. Grupi drejtohej nga shqiptarët, ndërsa droga futej në Itali nga në kamione.
Mësohet se policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet italiane dhe austriake për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të këtij grupi.
Tv Klan