Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje në Durrës


Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje në Durrës

13:41 17/02/2018

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë shkatërruar një grup kriminal që vidhte banesat në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe në Përmet. Dy persona janë ndaluar nga uniformat blu dhe 30-vjeçare me iniciale A.S. është ndaluar nga policia.

Dy të ndaluarit janë Ervis Berisha 35 vjeç dhe Fatjon Loca 30 vjeç, të dy nga Tirana. Ky i fundit është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se të ndaluarit dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.

3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.

2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.

3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.

Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350 € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Nga kontrolli i banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;

•një sasi parash;

• disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;

• mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë. /

tvklan.al






Të ngjashme