
Goditet komisioneri i LSI, publikohet video e 45-vjeçarit të dhunuar
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona të cilët kanë dhunuar një 45-vjeçar, komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Policia njofton se në kërkim janë shpallur qytetarët me iniciale A.S 43 vjeç dhe A.M 31 vjeç, të cilët dhunuan 45-vjeçarin me iniciale Y.M pranë mbikalimit të Kasharit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 00:30. Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar në Facebook pamjet e komisionerit të dhunuar.
/tvklan.al