Goditet me sende të forta, ndërron jetë 57-vjeçari
Familjarët: Autorët u liruan, duam drejtësi
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë natën e kaluar në Spitalin e Traumës në Kryeqytet pasi u qëllua me sende të forta nga 3 persona në një fshat të Mallakastrës.
Pelivan Sinanrrapaj u godit pas një sherri për motive banale, por për shkak të plagëve dhe faktuarave të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Për 2 nga personat e ndaluar nga policia, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak ndërsa një i tretë u la në detyrim paraqitje.
Djali i viktimës tha sot për mediat se babai i tij nuk ka qenë në gjendje të dehur dhe se është tradhtuar nga shokët e tij. Ai kërkoi që çështja të zbardhet dhe autorët të vendosen para drejtësisë.
Tv Klan