Goditet me thikë në plazh një person
Një burrë ka mbetur i plagosur këtë të diel në plazhin e Velipojës, pasi u godit me thikë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, për shkaqe ende të panjohura.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 62-vjeçar nga Velipoja, i cili u dërgua në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, autoritetet policore bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kësaj plagosjeje. Ai është një 43-vjeçar po nga Velipoja.
Për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, po punon një grup hetimor.
/tvklan.al