Goditet në spital mjeku kirurg


Goditet në spital mjeku kirurg

15:11 29/07/2017

Një mjek kirurg ka rënë pre e dhunës gjatë ditës së shtunë, në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjeku Besë Grizhaj, është goditur nga dy persona në ambientet e pavionit të Kirurgjisë.

Pas incidentit mjeku denoncoi rastin në policin e Shkodrës, e cila ka nisur hetimet. Dyshimet e para të policisë lidhen me një konflikt të mundshëm për shkak të detyrës.

Blutë kanë nisur kërkimet për të dyshuarit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorëve të ngjarjes.

Tv Klan






Të ngjashme