Goditet nga rrufeja në oborrin e shtëpisë, humb jetën gruaja. Bëni kujdes!
Fier-Moti i keq ka shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri. Një grua e moshuar është goditur nga rrufeja në oborrin e banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, të Fier. E plagosur ka mbetur edhe një tjetër e moshuar, e cila është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas parashikimeve në orët e mbrëmjes do të ketë zhvendosje të shirave në zonat jugore duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe stuhi ere të forte.
Dita e shtunë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të shirave në vend, ndërsa dita e diel do të ketë shkëputje të shirave. Por reshjet rikthehen sërish të hënën, që në orët e para të mëngjesit. /tvklan.al