Shkatërrohet grupi i kanabisit, në pranga 7 persona ndër ta dhe një polic


Shkatërrohet grupi i kanabisit, në pranga 7 persona ndër ta dhe një polic

15:00 22/11/2016 https://youtu.be/jqDRoyg4hpU

7 persona janë arrestuar në Kurbin, ndër ta dhe një punonjës policie, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Hetimi ka nisur muajin Korrik, nga policia e Lezhës në bashkëpunim me prokurorinë lokale, por më pas për kompetencë, hetimet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Hetuesit kanë dokumentuar 14 raste të kultivimit të kanabisit, ku janë përfshirë këta persona. Lënda narkotike e kultivuar nga grupi synohej të trafikohej jashtë Shqipërisë. Në përfundim të operacionit, policia arrestoi Luftëtar Nelajn, Hashim Nelajn, Elton Haxhinë, Bashkim Kodrën, si dhe Zan Kasmin. Ky është efektiv i policisë së Krubinit. Ai duhej të njoftonte në rastet operacioneve të mundshme policore anti-kanabis në atë zonë.

Dy të arrestuarit e tjerë, Sami Balloku dhe Aldo Xhaferri, ishin arrestuar në fazat e para të hetimit. Hetimi zbuloi se organizues e financues i aktivitetit ishte Luftëtar Nelaj. Ai kishte krijuar një zinxhir pune që nga kultivimi i drogës, paketimi dhe shitja e saj më pas jashtë vendit.

Të 7 personat u arrestuan me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe pritet që në ditët në vijim të dalin para togave të zeza për verifikimin e masës marrë në mungesë.

Tv Klan






Të ngjashme