Goditet trafiku i drogës në Tiranë (18 Gusht 1998)


Goditet trafiku i drogës në Tiranë (18 Gusht 1998)

11:32 18/08/1998

Gjysëm kilogram heroinë u bllokua dje në mbrëmje nga policia e
komsariatit 1 në bagazhin e një makine luksoze. Pronari i mallit të shtrenjtë, një banor i lagjes Ali Demi është arrestuar në akuzën e lëndëve narkotike. Aksioni i policisë ka gjetur finalen e tij rreth orës 20:00 të ditës së djeshme.Makina që dyshohej është ndjekur në fshehtësi dhe është ndaluar në lagjen e njohur disa metra më sipër tregut elektroshtëpiak.

Brenda në veturë u gjenden 480 gramë heroinë ndërsa 20 gramë të tjera u zbuluan në banesën e tij. Zyrtarët e policisë pohuan sot se droga ishte e paketuar në një formë e cila mendohet se është bërë jashtë shtetit dhe dyshohet se origjina e saj është Turqi. Ndërsa malli i kapur ka kaluar në laborator për analiza të mëtejshme. Agjentët janë hedhur në kërkim të tre personave ,për të cilët ka të dhëna se janë të implikuar në këtë trafik./tvklan.al






Të ngjashme