Goditi makinën e policisë, 7 vite burg për Suel Çelën
31-vjeçari është në kërkim prej 2017-s
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin kërkoi dënimin me 7 vite burg për Suel Çelën, i akuzuar për goditjen e automjetit të policisë pranë tregut Agroushqimor në Elbasan në vitin 2017-të. Çela vazhdon ende të jetë në kërkim.
Fillimisht 31-vjeçari u hetua për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, por tashmë organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij vetëm për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.
Dy të pandehurit e tjerë në këtë proces, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri, nëse shpallen fajtor nga gjykata do të dënohen me nga 6 vite heqje lirie secili.
Bekteshi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh ndërsa Xhaferri për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të mjetit Audi, që përplasi makinën e policisë, ishte Suel Çela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.
Në Shtator të 2017-s, pranë tregut Agroushqimor në Elbasan, automjeti brenda të cilit ishte ish-zv/drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi. Sipas prokurorisë, policia ishte në aksion për kapjen e Ena Bekteshit dhe Klemend Xhaferrit, teksa u godit qëllimisht nga një makinë Audi e blinduar.
Tv Klan