Goditi me thikë 34-vjeçarin, pranga të riut
21-vjeçari Raul Brisku akuzohet për “vrasje me dashje” në tentativë
21-vjeçari Raul Brisku është arrestuar nga policia e Beratit, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, një 34-vjeçar, banues në Kuçovë.
I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Klan News