Goditi me tub metalik dhe kanosi me armë 22-vjeçarin
Një person me inicialet L.K, 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj është shpallur në kërkim nga Policia e Pogradecit.
Ai dyshohet se ka goditur me një tub metalik në shpatull, si dhe ka kanosur me armë për motive të dobëta një person me inicialet D.M, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje me armë zjarri”./tvklan.al