Goditi policin se i kërkoi dokumentat, arrestohet shqiptari
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane. 31-vjeçari me inicialet S.J. goditi me grusht një punonjës policie kur iu kërkua që të tregonte dokumentat. Më pas ai u përpoq të arratisej. Policia iu vu menjëherë në ndjekje shqiptarit dhe arriti ta ndalonte.
Pas shoqërimit në polici ku u bënë edhe procedurat formale, u kuptua edhe arsyeja pse 31- vjeçari goditi policin.
Për të kishte një urdhër ndalimi nga gjykata italiane, pasi ai ishte dënuar me një vit burg për disa sherre në Ceriale dhe Alassio në vitin 2015.
/tvklan.al